Lamborghini Huracan i vjedhur ne Shtutgard kapet ne Tirane

Lamborghini Huracan i vjedhur ne Shtutgard kapet ne Tirane

153
0
Shares

Finalizohet operacioni “LUXURY CARS”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës dhe Sektorin e posaçëm “Shqiponja” pranë D.V.P Tiranë

Në pranga autori, i cili trafikonte automjete të vjedhura, shpallet në kërkim një tjetër shtetas, si përkrahës i autorit në trafikimin e automjeteve.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës dhe Sektorin e posaçëm “Shqiponja” ka finalizuar me sukses operacionin “LUXURY CARS”, duke parandaluar dhe goditur një rast të trafikimit të mjeteve motorike, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.

Falë një pune të mirëorganizuar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas, një automjet i tipit “Lamborghini Huracán”. Ky mjet nga shteti gjerman më datë 30.07.2019, është deklaruar i vjedhur.

Shërbimet e Policisë pas kotrolleve të kryera, kanë konstatuar autmojetin dhe menjëherë bën bllokimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Stuttgart, Gjermani, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Trafikimi i mjeteve motorike’’ dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’.

Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpuntor).

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Lamborghini Huracán”, i cili ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro.

Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY