I shumëkërkuari Bako Buzheri, anëtar i bandës kriminale të Lazaratit, është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës.
Buzheri ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për kundërshtim të forcave policore.
I ndaluari është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe prej disa vitesh ka qëndruar në arrati.
Ai është dënuar në mungesë më 25 qershor të vitit 2014 nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe nga instanca e Apelit me 21 vite burgim.
Për veprën penale të pengmarrjes së një bashkëfshatari të tyre në vitin 2012, Buzheri dhe 6 persona të tjerë u dënuan me plot 105 vite burg, por ai u shpall i pafajshëm në Apel.
Ngjarja ka ndodhurnë Lazarat më 4 mars të 2012-ës, kur të akuzuarit kanë rrëmbyer dy vëllezërit, Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti, pasi dyshoheshin se i kishin marrë bandës marrë një sasi të konsiderueshme droge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/