Tiranë /Skelat që i morën jetën dy të rinjve qëndrojnë ende ‘në...

Tiranë /Skelat që i morën jetën dy të rinjve qëndrojnë ende ‘në ajër’, ja sa para merrnin punonjësit

153
0
Shares
Foto Ilustruese

Janë arrestuar dy drejtues të kompanive private dhe një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me shembjen e skelës në rrugën “Faik Konica”, ku dy punëtorë mbetën të vdekur dhe tre u plagosën.

Xhimi Tarushi, 41 vjeç, Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi” dhe Ilir Bendo, 44 vjeç, drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”, u arrestuan për shkelje të rregullave në punë, ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Petrit Sylaj, administrator i firmës skela “Syla”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së punimeve në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues(kapot).

Punëtorët sapo kishin nisur punën për zhvendosjen e skelës, me qëllim nisjen e punës në fasadën ngjitur. Materialet e hequra nga skela e parë janë zhvendosur tek tjetra, duke akumuluar një peshë të madhe, çka është bërë shkak për aksidentin ku humbën jetën Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra.

Ata mbetën nën hekura e dërrasa dhe ndihma e parë nga kolegët e tyre nuk dha rezultat.
Ishin forcat zjarrfikëse që pas 90 minutave bënë zhvendosjen e skelave metalike, të cilat kishin zënë poshtë 2 prej punëtorëve të cilët nuk mbijetuan.

Puna për rikonstruksionin e jashtëm të pallatit kishte nisur në muajin maj, me një fond për përmirësimin dhe termoizolimin e fasadave rreth 13 milionë lekë.

Rreth 15 punëtorë ishin angazhuar, ndërsa paguheshin me 30 mijë lekë të reja në muaj. Policia ka nisur procedim penal për shpërdorim detyre për punonjësit e Inspektoratit të Punës Tiranë, të cilët nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti.

Inspektori, Armando Loga, tha se një masat paraprake të sigurisë në punë nuk ka funksionuar, duke sjellë aksidentin tragjik.
Armando Loga: Përderisa ka ndodhur aksidenti do të thotë që diçka nuk ka funksionuar. Një hallkë e këtij zinxhiri të masave për sigurinë në punë është dëmtuar, është këputur dhe prandaj ka ardhur dhe pasoja.

Inspektorati i Punës tha se subjekti i skelave është inspektuar 13 herë në vitet 2018-2019, ku i janë lënë detyra pasi vlerësohej me risk të lartë.

Por edhe një ditë pas ngjarjes tragjike, një pjesë e skelës së shembur ka mbetur e varur në ajër duke u kthyer në një rrezik për banorët dhe kalimtarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY