Skemë mashtruese me TVSH, bie në pranga 61-vjeçari në Tiranë

Skemë mashtruese me TVSH, bie në pranga 61-vjeçari në Tiranë

128
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar një 61-vjeçar pasi akuzohet për krijimin e një skeme mashtruese lidhur me TVSH.  Zyrtarisht policia bën me dije se nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar u ndalua 61-vjeçari R. SH. me banim Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur mbi tatimin e vlerës së shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1 në bashkëpunim me Sektorin e Posaçëm të Operacioneve Speciale e Kërkimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. S., 33 vjeç banues në Tiranë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY