Sherr mes burrit dhe gruas në Kamzë, parandalohet krimi, sekuestrohen armët

Sherr mes burrit dhe gruas në Kamzë, parandalohet krimi, sekuestrohen armët

205
0
Shares
Foto Ilustruese

Fatmiresisht, eshte parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes. Policia njofton se ka bere te mundur parandalimin e nje konflikti mes një çifti.

Marrja në kohë e informacionit, si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit Nr. 5, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti mes një çifti bashkëshortësh.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me qytë druri, 2 karikatorë dhe 96 fishekë, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Bathore, Kamëz po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit automatik me dy karikatore me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim në familje, si dhe 96 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit R. S”,-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY