DETAJE/Goditen turistët spanjollë, kapet pronari i lokalit në Himarë

DETAJE/Goditen turistët spanjollë, kapet pronari i lokalit në Himarë

161
0
Shares

Një ditë pas konfliktit të ndodhur në Himarë ku u dhunuan një grup turistësh spanjollë, policia arreston autorin, pronarin e lokalit.

Burime zyrtare bënë me dije se në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, arrestohet në flagrancë shtetasi M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë. Sipas burimeve jo zyrtare, pronari mesohet se quhet Mihal Kokedhima dhe është kushëriri i Koço Kokëdhimës. Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi disa turistë spanjollë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit pasi ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, spër motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë.

Më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle K.R.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY