ARTIKULLI I HUAJ/Trafikantët shqiptarë shfrytëzojnë dokumentat e të huajve për të hyrë...

ARTIKULLI I HUAJ/Trafikantët shqiptarë shfrytëzojnë dokumentat e të huajve për të hyrë në Angli

76
0
Shares

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar vëmendje lajmit mbi operacionin e policisë shqiptare të arrestimit në aeroportin e Rinasit të 19 shtetasve shqiptarë e turq që po niseshin drejt Anglisë me dokumente të falsifikuara.

Në artikullin me titull “Narkotrafikantët mes Brexit e Milanos.Vjedhje identiteti për drogën”, media italiane shkruan se “në pritje të zgjedhjes përfundimtare të Britanisë së Madhe për Brexit o jo, që do të revolucionojë mënyrën e hyrjes së të huajve në këtë shtet, narkotrafikantët po organizohen paraprakisht.

Sidomos ata shqiptarë, rritja e kapacitetit organizativ kriminal i të cilëve konfirmohet jo vetëm nga analiza e fenomenit, por dhe nga arrestimet e forcave të rendit.”

Mbi operacionin e policisë shqiptare në aeroportin e Rinasit, “Corriere della Sera” shkruan se të arrestuarit me dokumente të falsifikuara do të tranzitonin në aeroportin Malpensa të Milanos e Orio al Serio të Bergamos para se të mbërrinin në Londër, ku shkruan mediat italiane “tregu i kokainës, i heroinës, i marijuanës, po pasuron një brez shqiptarësh.”

Ndarja e udhëtimit në dy grupe konfirmon qëllimin e të arrestuarve për të përfituar nga ky moment popullimi i udhëtarëve gjatë muajit gusht, si rrjedhë dhe e mbylljes së aeroportit të Linates, në Milano.

Sipas medias italiane, hetimet mbi të arrestuarit po konfirmojnë lidhjet e tyre me botën e drogës, në periferitë londineze ku po mbërrinin për të përforcuar forcat e grupeve të trafikantëve.

“Corriere della Sera” sinjalizon faktin se dokumentet e identitetit nuk ishin të riprodhuara falso, por të dala nga zyrat e gjendjes civile gjatë grabitjeve apo nga nëpunësit e korruptuar.

Falso ishin vetëm foto teserat që korrespondonin me pasagjerë të vërtetë mes të cilëve dhe italianë që pa dijeninë e tyre po udhëtonin drejt Londrës.

Askush nuk mund të përjashtojë se ushtarë të tjerë droge me të njëjtën mënyrë janë nisur më parë drejt Londrës apo do provojnë akoma të nisen.

“Ky operacion, – shkruan media italiane, – është një pikë në favor të qeverisë shqiptare, e akuzuar me lidhje me botën e krimit dhe e përkufizuar nga vëzhgues të huaj si një narkoshtet.”

Narkotrafkantët shqiptarë në Londër veprojnë në bazë grupesh të lidhura nga gjaku. Ata kanë dy karakteristika të dallueshme: grupet e të rinjve mjaft të ekspozuar në rrjetet sociale e që veprojnë në zonat Parsons Green, Barking and Dagenham, e Kilburn; Hellbanianz te Londrës, e grupi i të mëdhenjve që janë mjaft të rezervuar, trafikojnë sasi të mëdha droge e kanë lidhje me mafien italiane Ndrangheta.

“Nga vitet ’90 kur shqiptarët u shfaqën në rrugët e Milanos, duke mbushur trotuaret me prostituta e deri më fuqinë aktuale kriminale, ka një ndryshim të madh.

Shqiptarët sot kryejnë marrëveshje të drejtpërdrejtë për drogën me narkos amerikano jugorë, ndryshe nga klanet e tjera narkotrafikantë që bashkëpunon me ndërmjetës. Kjo i lejon të kenë shpenzime më pak e të verifikojnë drejtpërdrejtë cilësinë e mallit”, – përfundon artikullin “Corriere della Sera”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY