7 vite pa Arbën Xhaferin, Haradinaj përkujton intelektualin shqiptar: Lider me ideale...

7 vite pa Arbën Xhaferin, Haradinaj përkujton intelektualin shqiptar: Lider me ideale të larta

128
0
Shares

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sjellë në vëmendje  sot intelektualin e madh shqiptar, Arbën Xhaferi në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

Me një shënim në “Facebook”, Ramush Haradinaj thotë se Xhaferi ia dedikoi jetën e tij avancimit të së drejtës shqiptare.

Sipas tij, vepra dhe idealet që kishte Xhaferi do të shërbejnë si frymëzim edhe për brezat e ardhshëm.

Postimi i Haradinaj:

Arbën Xhaferi shënon kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare!Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë. Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identieti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut.

Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave. RH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY