E pëson keq nëna shqiptare në burg, çfarë i zbuloi policia të...

E pëson keq nëna shqiptare në burg, çfarë i zbuloi policia të fshehur në atlete

74
0
Shares

Policia e Vlorës ka ndaluar një 33-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një grua që ka tentuar t’i fusë drogë në burg të birit.

Policia ka ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë.

33-vjeçari më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B. dhe kjo e fundit tentoi t’i fusë në IEVP e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje).

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45-vjeçaren L.B. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

Policia e Vlorës gjithashtu ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY