Doni të jeni pjesë e Policisë?Sot dita e fundit e aplikimeve

Doni të jeni pjesë e Policisë?Sot dita e fundit e aplikimeve

142
0
Shares

Policia e Shtetit ka njoftuar të gjithë të interesuarit që sot është afati i fundit i regjistrimeve.

Brenda pak orëve, të rinjtë dhe të rejat mund të dorëzojnë dosjet e tyre pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë, duke përmbyllur kështu fazën e parë të aplikimeve.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullën e Përgjithshme, në Policinë e Shtetit.

Për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe pak orë për të dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë.Këtu mbyllet faza e parë e aplikimit, për të vijuar me procedurat e konkurrimit.

Numri i aplikimeve për 500 vende është i lartë dhe kjo është dëshmi e interesit të madh për t’u bërë pjesë dhe për të shërbyer në Policinë e Shtetit.
Konkurrenca do të rrisë edhe cilësinë e aplikantëve fitues në fund të garës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY