PËR HERË TË DYTË/Kryeministri lë Shqipërinë në ujë për interesa private

PËR HERË TË DYTË/Kryeministri lë Shqipërinë në ujë për interesa private

152
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka hapur sot në Nju Jork ekspozitën e tij me vizatime mbi shkresa por kësaj here ka shtuar edhe kompozime në qeramikë.

piktura rama njoft

Njoftim I galerise per ekspoziten e Rames shoqeruar me nje prezantim nga Anri Sala

Prej dy ditësh Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizItë private që në fakt u shty për një ditë fill pasi rezultati për fitoren e Trump stepi shefin e qeverisë shqiptare që kishte fyer në median amerikane Presidentin e ri të SHBA.

Ndërkaq Rama u largua duke lënë në vend edhe një situatë të jashtëzakonshme në vend nga përmbytjet e cila prej tri vitesh përsëritet gati tre herë në vit.

Kjo është hera e dytë që Rama lë Shqipërinë në kohë përmbytjesh për punë ekspozitash private.

Ekspozita u hap nga galeria njujorkeze “Marian Goodman”, e cila ekspozoi skicat e tij të njohura mbi fletët e bllokut të shënimeve apo të axhendës ditore.

Në hapjen e ekspozitës ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Neë York-ut Bill De Blasio, i cili shfaqet në një bashkëbisedim me ambasadoren tonë në UNESCO, Besiana Kadare.

Lapsi.al ka mundur të sigurojë disa foto të punimeve në qeramikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY