Dëbohet trafikanti shqiptar, por kthehet prap në Itali

Dëbohet trafikanti shqiptar, por kthehet prap në Itali

56
0
Shares

Karabinierët në Viterbo kanë ndaluar një shqiptar 30 vjeç, i cili më herët ishte dëbuar nga Italia, për shkak të përfshirjes në trafik droge.

 

Shtetasi i dëbuar nga Italia është R.D. Ky i fundit ka vuajtur dënimin në burgun e Viterbos, pasi u kap me 38 kilogramë drogë. Me urdhër të gjykatës, pas përfundimit të dënimit me burg, ai u dëbua nga Italia dhe e kishte të pamundur të shkelë në shtetin italian, për së paku 5 vjet, shkruajnë mediat e vendit fqinj

 

 


 

  • Mirëpo, shqiptari ka përdorur një metodë, që e “ktheu” atë shpejt në shtetin italian. Ai martua shpejt në Shqipëri dhe mori mbiemrin e gruas. Kështu, pasi mori mbiemrin e gruas, shqiptari mori pasaportë të re, me të tjera gjeneralitete nga ato që ishte dënuar dhe më pas dëbuar nga Italia.

 

 

R.D., megjithëse i dëbuar, u kthye në Itali pa autorizimin e përcaktuar të Ministrisë së Brendshme, por u arrestua mbrëmjen e djeshme. Gjykatësi vendosi një dëbim të dytë për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY