DETAJE/ Mirditë, shkojnë për seks në pyll, vajza godet 7 herë me...

DETAJE/ Mirditë, shkojnë për seks në pyll, vajza godet 7 herë me thikë të dashurin

667
0
Shares

Një 20-vjeçare nga Mirdita ka përfunduar në gjyq, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Ngjarja për të cilën akuzohet Manjola Gj. ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Kodër Rrëshen të Mirditës. E reja qëlloi me thikë 24-vjeçarin Severjan T. Fillimisht, policia lokale raportoi se ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi djali kishte tentuar ta përdhunonte atë, ndërsa vajza kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Por, hetimet bënë që ngjarja të merrte një rrjedhë tjetër.
Burime pranë hetuesve të çështjes pohuan për “Gazeta Shqiptare” se vajza kishte shkuar me dëshirën e saj në pyll dhe kishte rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale me djalin, por çdo gjë do të bëhej sipas dëshirës së saj. Pas plagosjes, Severjan T.  dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Ndërsa vajza kishte marrë dëmtime të lehta në trup dhe u dërgua në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja
Hetimet për këtë ngjarje u zhvilluan nga Prokuroria e Lezhës, ku ka rezultuar dhe është provuar se dy të rinjtë kanë rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin.
Gjatë bisedave që ata kanë zhvilluar me njëri-tjetrin, vajza i ka thënë: “Do bëjmë dashuri sipas metodës sime”.
Djali ka pranuar kushtet e vajzës dhe në momentin që kanë shkuar në Kodër Rrëshen, 20-vjeçaria e ka lidhur djalin me natriban pas peme. Më pas, vajza i ka mbyllur gojën dhe ka nxjerrë nga çanta thikën që kishte marrë me vete duke e qëlluar 7 herë 24-vjeçarin Severjan T. Ky i fundit mori plagë të rënda në disa pjesë të trupit, por për një moment mundi të shkëputej prej pemës. Në momentin që djali është liruar, ia ka marrë vajzës thikën nga dora dhe ka tentuar të largohej prej aty, por është ndihmuar nga banorët e zonës.
Gjithashtu, në sajë të hetimeve dhe nga dëshmitë që dy të rinjtë kanë pohuar, ka rezultuar se arsyeja e goditjes me thikë ka qenë se vajza dhe djali kanë debatuar. Për një moment, Manjola Gj. është irrituar, pasi djali i ka thënë se donte të martohej me të.
“Të dua për bashkëshorte”, i ka thënë ai vajzës.

Hetimet
Burimet e sipërpërmendura thanë më tej për gazetën se dosja në ngarkim të 20-vjeçares ka përfunduar në gjykatë 4 ditë më parë dhe tashmë pritet që togat e zeza të vendosin dënimin ndaj saj. Ndërsa, edhe pse fillimisht u raportua se 24-vjeçari Severjan T. akuzohej për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë, hetimi ndaj tij është pushuar, pasi nuk është provuar një pretendim i tillë i ngritur nga ana e vajzës. Kjo, pasi nga hetimet kishte rezultuar se dy të rinjtë kishin pasur lidhje me njëri-tjetrin.
Më herët, gjatë seancës gjyqësore, vajza u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa djali në “Detyrim paraqitje”.
Dy të rinjtë ishin nga i njëjti fshat dhe në datë 9 shkurt janë takuar me njëri-tjetrin në pyll. Në atë moment ka ndodhur edhe plagosja, ku djali mbeti pothuajse pa ndjenja. Ashtu i gjakosur është munduar të largohet nga pylli për t’u dërguar më pas në spital nga banorët e zonës.
Në atë kohë, vajza kishte pohuar në polici se ishte ajo që e kishte plagosur, pasi i riu kishte tentuar ta përdhunonte. Po ashtu, 20-vjeçarja kishte treguar për uniformat blu se e mbante gjithmonë me vete thikën nga frika se mund t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe kur shkonte në pyll për punët e përditshme, që ishin edhe pjesë e jetës në fshat. GSH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY