Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot një listë me këshilla dhe rekomandime në mënyrë që qytetarët të shmangin efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta. Këshillohet:
Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ⏰ ora 11:00 deri në 17:00).
Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.
Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. 🏠
Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. 🌡
Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. 🥤
Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. 🥗
Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. 👚
Për personat që përdorin 💊medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. 🛀
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/