Deri në mesditë nesër, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët me përjashtim të zonave veriore dhe verilindore, të cilat do të kenë vranësira të dendura.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat malore përgjatë kufirit lindor do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira më të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 – 3 gradë rënie në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita do të ruajë të njëjtat vlera konstante.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 2 – 3 ballë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/