Berisha: Ramës po i shtrëngohet laku, po shet edhe Olsi drogën

Berisha: Ramës po i shtrëngohet laku, po shet edhe Olsi drogën

106
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk i doli në krahë kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri përballë akuzave të PD. Rama u shpreh i qartë se deri në vërtetimin e pafajësisë, PS dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara.

Kjo ftohje e Ramës ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruan se Ramës po i shtrëngohet laku në fyt dhe se kjo deklaratë ishte edhe për vëllain e tij Olsi Ramën.

Edvin Mafia per lekuren e tij po shet Olsi Drogen! Miq, Edvin Droges po i shtrengohet laku ne fyt! Pasi e kishte mbrojtur deri sot Valdrin Drogen dhe kishte bllokuar hetimet, sot ai ne nje postim ne twitter deklaro: “Jo Valdrini, po vëllai im të jetë ( fjala eshte per Olsin), s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale,( me fjale tjera eshte e Olsit dhe jo familjare).  Edvin je i pashprese, cfare eshte e Olsit eshte edhe e jotja dhe kjo eshte e dokumentuar”.

Sipas Berishës nëpërmjet këtij reagimi Rama tregon se është informuar se është i dokumentuar me zë dhe figurë bashkëpunimi i ngushtë i Olsit me kreun e grupit të Xibrakës, Genti Xhixha.

“Miq, kete deklarate Edvin Droga e beri per Olsin sepse duket se eshte informuar se eshte i dokumentuar me ze dhe figure bashkepunimi i ngushte i Olsit me kreun e grupit te Xibrakes, Genti Xhixha, te cilin vellaçko Olsi e percolli nga Shqiperia pas leshimit te urdher arrestit nga prokuroria. Perveç kesaj, vet Edvini eshte ne tave por duket se po pregatit Olsin qe te deshmoje kunder pergjegjesise dhe implikimit familjar. Ndaj dhe Edvini mbyll postimin e tij ne tëitter: “Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!”! Edvin, akuzoje sa te duash Olsi drogen, vete nuk ke shpetim. Rama ik! Sb”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY