Horoskopi, 13 gusht 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 13 gusht 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

218
0
Shares

Dashi

Dita për ju nuk do të ketë shumë surpriza. Përqendrohuni në rutinën e përditshme. Ndihmoni prindërit në punët e shtëpisë. Disa ndryshime të kënaqshme do të ndodhin së shpejti dhe do t’i kapërcejnë pritshmëritë tuaja.

Demi

Gjatë gjithë ditës do të përqendroheni në punët e shtëpisë dhe mirëqenien tuaj. Përpara mbrëmjes do të ndiheni disi të lodhur, or kjo do të kalojë shpejtë. Edhe pse mund të keni disa konflikte me të afërmit, mos u përpiqni të ndryshoni mënyrën e tyre të të qenurit, por mundohuni të përshtateni.

Binjakët

Gjatë ditës së sotme nuk duhet të nxitoheni për të mbaruar shpejtë e shpejtë punët tuaja. Merrni kohën që ku duhet. Do të jeni disi të përgjumur gjatë kësaj dite dhe nuk do t’i shikoni gjërat me pozitivitet. Në mbrëmje, humori juaj do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Gjërat nuk do t’ju duken më të errëta, por disa argëtime të momentit do të bëjnë të ndiheni si në ëndërr.

Gaforrja

Keni për ta shijuar në maksimum ditën e sotme. Duhet të harroni problemet e të tjerëve dhe të argëtoheni sa të mundni. Mos harroni të pushoni dhe të fitoni disa energji. Të cilat do t’ju duhen për të përballuar javën. Në mbrëmje do të jeni të parezistueshëm për disa miq dhe të afërm.

Luani

Dita e sotme do të jetë e ndarë në dy pjesë të njëjta për Luanin. Mund të flini në mëngjes, të bëni disa shëtitje të vogla dhe të merreni me disa punë shtëpie. Gjatë gjithë kohës do t’ju shoqërojë ndjenja e paqes dhe harmonisë. Në fund të ditës do të ndieni nevojën e socializmit dhe krijimit të eksperiencave të reja.

Virgjëresha

Gjatë gjysmës së parë të ditës do të doni të trajtoheni me delikatesë dhe shumë dashuri. Nuk duhet të harroni se edhe të tjerët kërkojnë të njëjtën gjë nga ju. Në mbrëmje këshillohet të ndërroni atmosferën. Është koha të mendoni më pak për përfitimet tuaja dhe më shumë për atë që është më kreative dhe sjell të mirën e përbashkët.

Peshorja

Mund të befasoheni nga një surprizë e papritur në fund të ditës. Pa dashur, mund të shkatërroni diçka për të vilën keni kohë që jeni duke punuar. Tregohuni të kujdesshëm! Mund të merrni disa lajme të befasishme dhe disa propozime pune të cilat nuk i prisnit.

Akrepi

Gjatë pjesës së parë të ditës, engjëlli mbrojtës do të kujdeset për ju. Më pas ai do të largohet duke ju lënë vetëm në përballjen me problemet tuaja. Mbrëmja premton mundësi të reja shumë të mira, por kujdes nga hovi dhe entuziazmi i tepërt.

Shigjetari

Pjesa e parë e ditës është e bllokuar për ju. Do të mendoni shumë për problemet që keni pasur gjatë javës dhe planet e parealizuara. Në fund të ditës do të gjallëroheni falë ndërrimit të ambientit dhe miqve, të cilët nuk kanë për t’ju lënë vetëm.

Bricjapi

Ju do të drejtoni me shumë vendosmëri planet që keni menduar për të realizuar gjatë ditës së sotme. Duhet t’i pranoni gjërat ashtu siç janë dhe jo të mundoheni që ato t’ju përshtaten ju. Mos kërkoni ndryshime të sjelljes së partnerit, pasi kjo do të jetë fatale për marrëdhënien tuaj.

Ujori

Do të keni shumë ide interesante për në mbrëmje dhe nuk do t’ju interesojnë pjesët e tjera të ditës, por planet tuaja mund të mos shkojnë ashtu siç i keni menduar. Mundohuni të shoqëroheni me të gjithë dhe mos i lini pas dore të afërmit tuaj.

Peshqit

Dita e sotme do të nisë e qetë dhe paqësore për Peshqit, pikërisht ashtu siç ju e ëndërroni. Atmosfera e mëngjesit do të jetë aq harmonike, saqë ju nuk do të donit të mbaronte kurrë.  Në mbrëmje yjet kanë planifikuar orë të gjata aktiviteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY