Lubonja: Me gjithë këto skandale rrëzohen 7 qeveri. Mesazhi që kemi marrë…

Lubonja: Me gjithë këto skandale rrëzohen 7 qeveri. Mesazhi që kemi marrë…

244
0
Shares

I ftuar në News 24, Lubonja thekson se shtatori nuk do të ketë surpriza, pasi sipas tij, janë konsumuar të gjitha format për të rrëzuar këtë qeveri, duke shtuar se skandalet e saj do të rrëzonin 7 qeveri.

Fatos Lubonja: Unë mendoj se janë shumë të paktë ata që mendojnë se këta po bëjnë shtet. Këto aksionet denoncuese të opozitës, nuk është se janë pa impakt në opinionin publik. Denoncimi ka ardhur edhe nga mediat e huaja, kanabizimi, vjedhja e votës, të gjitha këto tregojnë se kemi të bëjmë me një regjim të kapur, shtet-bandë që e quaj unë. Që këtu kemi të bëjmë me një regjim është e qartë, që ky regjim nuk është thjesht Edi Rama në pushtet sot por është ndërtuar hap pas hapi por sot ka degraduar.

Ajo që më ka befasuar është fakti që Edi Rama pasi qeverisi me Ilir Metën 4 vjet, ndërtoi një strukturë për kapjen e shtetit vetëm që e çoi shumë më larg këtë proces të degradimit të këtij regjimi oligarkik, ku nga oligarkë që përfaqësonin tre parti, tani i kemi të gjithë me Edi Ramën, si dhe kemi edhe krimin e organizuar bashkë me Edi Ramën. Puna sistematike që ka bërë Edi Rama është të konsolidojë këtë pushtet të një partie, duke i eliminuar të tjerët plotësisht. Tani, jemi në hapa më të rrezikshëm.

O do eliminohet edhe kjo dhe një ditë do ngrihet populli. Ose do të presim që të zhduken forcat politike ashtu siç janë dhe që se dimë se çfarë do të ndodhë ose ideja ime që është më realiste, të rikthehet pak situata e tre bandave dhe këto të përmirësohen dhe të korrigjohen.

Këtu është prapë loja midis një demokracie edhe pse të brishtë dhe e pandershme dhe një absolutizmi që kërkon një revolucion për t’u përmbysur, që krijon situata shumë problematike.

Besoj se janë konsumuar të gjitha mjetet demokratike, me gjithë skandalet për të rrëzuar shtatë qeveri, jo një qeveri. Mesazhi që kemi marrë është që ne nuk e lëshojmë. Kemi edhe ndërkombëtarët me vete që duan stabilitet.

Jemi tek putinizmi por krahasimi me putizmin prapë çalon. Rusia është shumë e madhe dhe nuk mund të jetojë me trafiqe droge dhe kriminelë. Është një shtet më i konsoliduar. Ky është një karikaturë. Situata është tragjike por jo serioze tek ne.

Është iluzion se ngritja e Gjykatës Kushtetuese do të ndryshojë vendin. Nuk mund të presësh një drejtësi që të jetë mbi palët. Ajo është një drejtësi që është nën sundimin e partisë shtet, dhe do të jetë mbi palët që janë poshtë saj dhe jo mbi palën që është më kriminalja në krye të vendit. Amerikanët kanë bërë shumë gabime. A u impenjuan vërtetë për mirë dhe u doli keq apo janë impenjuar që në fillim për keq, ose për t’i rënë shkurt një gjëje, nuk di ta them por rezultati është i qartë.

Shikoni Maqedoninë tani që investuan ndërkombëtarët dhe del një prokurore e korruptuar që bashkëpunon me Zaevin. Që del se nuk është një drejtësi që prodhon demokraci, sidomos një drejtësi që është nën hyqmin e partive të forta politike.

Edhe atë e mbështetën, e mbështetën për mirë ndoshta. Një ide është kjo që të fusim nja dy në burg dhe të japim përshtypjen se po funksionon reforma në drejtësi po funksionon.

Ata vazhdojnë se reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje e madhe, vazhdon Hahn me shokë. Nuk e dinë? Është edhe dështimi i tyre. Thonë janë harxhuar 200 mijë dollarë. Dhe me këto kanë ngrënë dhe pirë gjithë këta që kanë bërë reformën në drejtësi dhe të thonë këta taksa paguesit evropianë hajdeni e paguani këta 200 mijë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY