Rekord temperaturash të larta këtë të hënë, kur shpëtojmë nga vapa e...

Rekord temperaturash të larta këtë të hënë, kur shpëtojmë nga vapa e madhe

107
0
Shares
Foto e shkrepur diten e sotme ne Tirane ne makine

Këtë javë temperaturat e larta kanè pushtuar vendin, ndërsa të gjithë u janë drejtuar jugut dhe detit për të qënë afër freskisë.

Ndërkohë që temperaturat kanë shënuar të dielën vlerat më të larta të këtij viti. Termometri regjistroi 40 gradë Celsius në Koplik dhe Elbasan, ndërsa në Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër u tejkalua vlera 40. Temperatura më e lartë është shënuar në Gjirokastër, 41,3 gradë Celsius.

Këto temperatura shënohen në Shqipëri sa herë ka masa ajrore afrikane drejt Europës Jugore. Edhe sot termometri ka shënuar 40 gradë, ku maksimalja ka arritur në Kuçovë me 41 gradë.

Sa i takon kësaj jave, parashikohet një ndryshim i motit të mërkurën kur priten edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit duke normalizuar edhe temperaturat maksimale në vend të cilat pritet te shënojnë 33-34 gradë Celsius.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY