Vrasja në Rreshen, Dom Gjergj Meta dënon krimin: Deri kur...

Vrasja në Rreshen, Dom Gjergj Meta dënon krimin: Deri kur kështu?

232
0
Shares

Shqipëria vazhdon të tronditet nga vrasjet mafioze, krime të cilat ndodhin në vende publike dhe në prani të njerëzve. Pas një atentati me armë zjarri mbeti i vdekur në trotuarin e Katedrales së qytetit shtetasi, Armando Gjini.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Dioqeza e Rrëshenit, e cila teksa dënon vrasjen mafioze, shtron edhe pyetjen se deri kur do të vijojnë këto histori të trishta.

Përfaqësuesi i kësaj Dioqeze, Dom Gjergj Meta, thotë se vrasja e 48-vjeçarit u realizua me gjakftohtësi të plotë dhe në sy të të gjithë qytetarëve.

Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve. Deri kur kështu?”-thuhet në reagimin e Dom Gjergj Metës në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY