Me fyt të prerë i hedhur tutje, viktima në Fier me precedent...

Me fyt të prerë i hedhur tutje, viktima në Fier me precedent penal

173
0
Shares

viktima Florian Selimi, i ngjarjes së ndodhur në Fier, rezulton person me precedent penal për vjedhje. Nga informacione paraprake, mësohet se 23-vjeçari u gjet i pajetë në një kanal tek “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip ‘Reno’ të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur. Ndërkohë, pak metra me tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e thikës, që ka rezultuar fatale për të. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY