EMRI/ Ja kush është shqiptari i ekzekutuar në Athinë

EMRI/ Ja kush është shqiptari i ekzekutuar në Athinë

73
0
Shares

Shqiptari i ekzekutuar me 10 plumba në Athinë nga persona të panjohur, në momentin kur ai ndodhej në makinën e tij, raportohet se është identifikuar si 32-vjeçari Rigert Dervishi.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në lagjen “Keratsini” të Pireut. Në rrethana që ende nuk janë qartësuar, 32-vjeçari është qëlluar disa herë, ndërsa autorët më pas janë larguar dhe po kërkohen nga policia. Hetuesit po punojnë edhe mbi një pistë tjetër, sipas së cilës, të dyshuarit kanë qenë në një makinë me viktimën, para se të ndodhte vrasja.
Në vendngjarje, policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analiza balistike. Trupi i viktimës është transportuar në spitalin shtetëror të Nikeas.
Ndërkohë, në të njëjtën zonë, të dielën ka ndodhur edhe një tjetër incident. Vetëm 50 metra larg vendit ku u vra shqiptari, policia është përfshirë në një shkëmbim zjarri me një bandë gjeorgjianësh, që grabisnin dyqane.
Plot 5 grabitës u arrestuan, një prej tyre i plagosur lehtë. Por policia sqaron se, pavarësisht afërsisë së dy vendngjarjeve, incidenti me bandën dhe vrasja e shqiptarit nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY