E FUNDIT/ Arrestohet “kapo” i mafies napolitane

E FUNDIT/ Arrestohet “kapo” i mafies napolitane

136
0
Shares

Policia italiane ka arritur të arrestojë një prej “kapove” më të rrezikshëm në vend, i arratisur prej 15 vitesh.

Antonio Orlando, një anëtar i dyshuar i klanit mafioz “Kamorra” u prangos pas 15 viteve në arrati. Gjatë kësaj kohe, ai kishte dhënë akoma urdhëra për mafiozë të tjerë shkruajnë mediat botërore.

Agjentët e zbuluan atë teksa jetonte në një apartament në Mugnano, periferi të Napolit. Policia tha se Orlando madje jetonte në kushte krejtësisht komode e mburrej se po lahej në sauna.

Orlando, i cili ishte duke u përgatitur të transferohej në një strehë tjetër, ishte në proces shkatërrimi të dokumenteve të rreme të identitetit dhe “ngriti duart në shenjë të dorëzimit” kur policia hyri brenda, u tha gazetarëve komandanti rajonal Ubaldo del Monaco.

Në kohën që u arrestua, në banesë u gjetën 6000 euro të gatshme. Antonio Orlando dyshohej si anëtar i një organizate mafioze dhe gjithashtu se ka drejtuar rrjetin e trafikut të kokainës nga Maroku në Spanjë e më pas në Itali.

Ai dyshohet për vepra të anëtarësimit në një organizatë mafioze, për pastrim parash, për përfshirje në vrasje dhe grabitje.

Zëvendësministri dhe ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini përshëndeti aksionin policor, duke thënë se mafiozët, kudo janë, do të goditen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY