Punësimi/ TAP hap një shteg në qytetet nga kalon gazsjellësi

Punësimi/ TAP hap një shteg në qytetet nga kalon gazsjellësi

79
0
Shares

Me ndërtimin e TAP, gjatë tre viteve të ardhshme parashikohet që PBB-ja e Shqipërisë pritet të rritet me rreth 160 milionë euro. Ndikimin më të lartë, projekti pritet ta ketë në vitin 2017, ku parashikohet të gjenerohen të ardhura në rreth 57 milionë euro, ndërsa do të hapen 4,200 vende pune (të pjesshme dhe me kohë të plotë).

Tri do të jenë aspektet kryesore ku TAP të japë edhe kontributin më të madh: në PBB, në punësim dhe në të ardhurat nga taksat. Ndikimi do të jetë direkt (nga TAP AG), indirekt (aktiviteti nënkontraktues, si dhe shpenzimet e atyre që do të angazhohen në këtë projekt. Faza e ndërtimit do të gjenerojë rreth 157 milionë euro mesatarisht në vit.

Natyrisht, përveç këtyre përfitimeve, do të ketë edhe efekte zinxhir. Parashikohet që ndikimi i projektit do të vazhdojë për një periudhë 50-vjeçare.

Institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore e Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë parashikuar rritje pozitive në rreth 3-3.3% të ekonomisë, shifër e cila i atribuohet edhe ndërtimit të këtij gazsjellësi.

Në anën tjetër, duhet të përmenden edhe përfitimet në aspektin gjeopolitik. TAP, por edhe IAP, e vendos Shqipërinë në një pozicion të favorshëm, duke e konsideruar një pikë kyçe në furnizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Janë rreth 1.5 miliardë euro që pritet të injektohen gjithsej (në 6 vjet)në ekonominë shqiptare nga ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline që do të transportojë gaz nga fushat e Shah Deniz drejt Europës, për të ulur varësinë nga Rusia. Në një intervistë për “Monitor”, menaxheri për Shqipërinë i TAP, Shkëlqim Bozgo, jep detaje mbi atë se çfarë po përfiton ekonomia shqiptare dhe si po shkojnë negociatat për rishikimin e marrëveshjes

A ka një vlerë totale se sa do të jetë investimi i TAP në Shqipëri?

Pjesa e investimit të TAP në Shqipëri vlerësohet të jetë afërsisht në nivelin e 1.5 miliardë eurove. Në këtë përllogaritje përfshihet kostoja e blerjes së tubave, kompresorëve dhe pajisjeve të tjera jashtë vendit si dhe kostot e të gjitha punimeve të tjera që do të kryhen në vend.

Sa është aktualisht numri i punonjësve dhe sa parashikohet të rritet në vazhdim?

Prej fillimit të punimeve të ndërtimit të rrugëve dhe urave ndihmëse, në qershor të vitit të kaluar e deri më sot, numri i të punësuarve drejtpërdrejtë në punimet e projektit ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Aktualisht, në TAP dhe në nënkontraktorët e tij kryesorë punojnë me kohë të plotë më shumë se 1700 persona. Rreth 90% e punonjësve janë shqiptarë dhe një pjesë e mirë prej rajoneve ku kryhen punimet. Numri i të punësuarve do të vijë në rritje, duke qenë se ritmet e ndërtimit janë po ashtu në rritje.

Është e rëndësishme të theksohet se të gjithë punonjësit instruktohen, së pari me rregullat e sigurimit teknik. Për TAP, siguria është prioriteti numër një.

Shumë trajnime të tjera të punonjësve kryhen nga nënkontraktorët për drejtimin e makinerive, të pajisjeve dhe familjarizimin me proceset komplekse të projektit. Krahas kryerjes me sukses të detyrave në projekt, këto trajnime do të ndihmojnë në karrierat e tyre profesionale në të ardhmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY