SKANDAL/ Edi Rama 25 milionë dollarë për luks zyrash në buxhetin e...

SKANDAL/ Edi Rama 25 milionë dollarë për luks zyrash në buxhetin e vitit 2017

93
0
Shares

Një skandal tjetër, me autor kryeministrin Edi Rama,  denoncohet sërish.
Sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha, kryeministri ka planifikuar të ndajë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017.
“Ky që justifikohet kudo se nuk ka para për shëndetësinë dhe arsimin ndaj po ja u jep privatëve, ka përherë para pa fund për zyrat e tij dhe të shërbëtorëve të tij”, ironizon midis të tjerave Basha.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha


basha bukurEdi Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017. Kjo shumë marramendëse për një vend si Shqipëria i shtohet qindra milionë dollarëve të tjerë të harxhuar këto tre vjet për fasada, zyra dhe kolltukë nga Edi Rama.
Moti i keq i ditëve të fundit nxori në pah nevojën jetike që ka vendi për investime në infrastrukturë dhe në mbështetje për njerëzit në nevojë.
Pak ditë reshje sollën pasoja dramatike: qindra hektarë tokë u përmbytën, mijëra familje humbën të mbjellat dhe gjënë e gjallë nga e cila varet jeta e tyre, qindra shtëpi u bene te pabanueshme, zona të tëra mbetën të izoluara dhe pa energji.
Por kjo emergjence nuk është prioritet i Edi Ramës. Prioriteti i tij i vetëm janë fasadat dhe kolltukët. Ky që justifikohet kudo se nuk ka para për shëndetësinë dhe arsimin ndaj po ja u jep privatëve, ka përherë para pa fund për zyrat e tij dhe të shërbëtorëve të tij. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY