Tabaku: Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi

Tabaku: Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi

72
0
Shares

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka argumentuar se sipas saj, episodet humoristike të qeverisë Rama nuk lidhen vetëm me mënyrën e paraqitjes së kryeministrit në takimet zyrtare apo konferencat, por që sipas saj, ato shpesh zbresin edhe në zyrat e kryeministrisë, ku anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë.

“Episodet humoristike të qeverisë Rama nuk lidhen vetëm me mënyrën se paraqitjes së kryeministrit në takimet zyrtare apo konferencat. Ato shpesh zbresin edhe në zyrat e kryeministrisë ku anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive dhe kriminale (si fjala vjen PPP Milot_Balldren, Orikum-Porti jahteve apo Thumanë-Kashar) ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë”, shkruan ajo.

Më tej, Tabaku shton se “një situatë e tillë qesharake vjen pasi qeveria Rama ka 6 vjet në qeverisje, ka marrë në dorë Prokurorinë e Përgjithshme përmes shpikjes PPP Marku, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe çdo institucion tjetër hetues në vend.”

Po kështu, deputetja shprehet se “me gjithë këtë pushtet në dorë, me të gjitha mundësitë për të hetuar këdo nga qeveritë e shkuara, qeveria Rama zgjedh prapë gënjeshtrën propagandistike.”

“Ironia është se në vend që të hetohen ata që e ndanë Shqipërinë me traun 5 eurosh për interesa meskinë, ftohen të linçohen me akuza të dala boje ata që e bashkuan Shqiptarinë.

Heshtet për qeverinë dhe ministrat që kanë dhënë 2,2 mld lekë PPP për rrugë e shërbime që ende nuk kanë përfunduar dhe që i është fryrë kosto mbi dhjetë herë, ndërkohë që nuk janë dëgjuar të flasin kundër kontratave abuzive koncesionare të rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 mln euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 mln euro.”

Në përmbyllje të statusit, Tabaku shkruan: “Ndërsa BE ka përllogaritur koston e 1 km rrugë në Autostradën Adriatiko-Joniane që të ketë vlerën 1.2 mln euro, qeveria shqiptare për rrugë shumë herë me kushte gjeoteknike më të lehta ka vlerësuar në kontratat kriminale koston e 1 km rrugë me një vlerë 16 mln euro. Propaganda në këto kushte, tregon dëshpërimin që ka zënë mazhorancën dhe qeverinë. Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY