I pagoi ish-gjyqtarit 30 mijë euro për ta liruar, ekstradohet nga Anglia...

I pagoi ish-gjyqtarit 30 mijë euro për ta liruar, ekstradohet nga Anglia Gentian Doda

102
0
Shares

Ekstradohet nga Londra, Gentian Doda, 41 vjeçari i cili i pagoi me anë të sekserëve 30.000 euro ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri për ta liruar.

Në nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 8 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Gjyqtari u ndalua në 10 Nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që në banesën e tij, policia gjeti një shumë prej gati 30 milionë lekë të rinj.

Sipas organit të akuzës, gjyqtari Miri ka marrë para në këmbim të ndryshimit të akuzës për shtetasin Gentian Doda, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Doda ishte ekstraduar nga SHBA, pasi ishte në kërkim për një vrasje të dyfishtë në Burrel në 1997-n.

Ndërkohë në Shkurt të këtij viti, gjyqtarit i  është ulur dënimi me 8 muaj burg. Kujtojmë se gjyqtari ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest  me burg” dhe në masën e dënimit llogaritet dhe koha e paraburgimit. Për shkak të periudhës së paraburgimit, ish-gjyqtarit iu ul masa e dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY