DETAJE/ Celula e ISIS në Shkodër, nën përgjim prej një viti

DETAJE/ Celula e ISIS në Shkodër, nën përgjim prej një viti

57
0
Shares

Njëri nga 4 personat e arrestuar nën dyshimin se po planifikonin një sulm ndaj Kombëtares së Izarelit, ka qenë nën përgjim prej më shumë se një viti.
Ai ishte skeduar si një nga mbështetësit e dy imamëve të dënuar për rekrutim dhe propagandë për llogari të ISIS, Genci Balla dhe Bujar Hysa.
Për këtë arsye ishte nën vëzhgimit e agjentëve të SHISH dhe Antiterrorit. Pasi u verifikua nga shërbimi sekret i ushtrisë izraelite se Lavdërim Muhaxheri kishte komunikuar me shtetas kosovarë për një sulm të mundshëm ndaj Kombëtares së Futbollit të këtij vendi, celula në Shqipëri nisi të aktivizohej.
Mes anëtarëve të saj ishte dhe personi që mbahej në survejim prej më se një viti.
Emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.
Të premten e shkuar u arrestuan Ergys Faslia, Bekim Protopapa me profesion mjek, Medat Hasani dhe Xhazair Fishti.
Gjatë kësaj jave në polici janë shoqëruar mbi 150 persona, kryesisht të dyshuar si të kthyer nga luftimet në Siri, familjarët të tyre. si dhe të skeduar të tjerë si mbështetës të ISIS. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY