Një shqiptar paraprakisht dyshohet se i mori jetën një 14-vjeçari në Greqi, pas një aksidenti rrugor tè frikshëm gjatë natës. Pas ngjarjes të ndodhur 2 ditë më parë, mësohet se Mario Latsu u përplas për vdekje nga një automjet “Audi” që drejtohej nga shqiptari 44-vjeçar.
Ky i fundit pas aksidentit është lënë i lirë dhe ka deklaruar se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ndërkohë, ‘Star’ raporton se janë bërë testet toksikologjike për të përcaktuar nëse ishte nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera në momentin e aksidentit, dhe pritet dalja e rezultateve.
Sipas të dhënave të para makina ka përplasur fillimisht një biçikletë tjetër dhe më pas të riun. Ky u fundit ishte i shoqëruar nga i vëllai binjak dhe një shok. 14-vjeçari Mario u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/