Ekzekutimi në Selenicë/ 47-vjeçari ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike

Ekzekutimi në Selenicë/ 47-vjeçari ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike

259
0
Shares

Laver Tozaj, 47-vjeçari qe u ekzekutua ne Selenicë, ishtë dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë për trafik të lëndëve narkotike.

Bashke me te eshte denuar edhe Hasan Gjinaj, Helidon Xhaferi dhe Ardi Xhaferi.

Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në korrik të 2010-s, dënoi Ardi Xhaferin me 6 vite e 8 muaj burg, Hasan Gjinajn me 7 vite e 4 muaj dhe po aq dhe Laver Tozaj.

Në janar 2011, Gjykata e Apelit Për Krime të Rënda Tiranë ndryshoi vendimin duke ulur dënimin për Ardi Xhaferin në 4 vjet e 8 muaj burg dhe 6 vjet e 8 muaj burg për Laver Tozajn, i cili në atë kohë njihej edhe me emrin Xhafer Zotaj. Tozaj ushtroi rekurs, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe deklarimin e tij të pafajshëm.

Në shkaqet e kërkesave të tij thuhej se nuk duhet marrë si provë në implikimin e trafikimit të drogës fakti se i ka telefonuar disa herë në numrin fiks banesës së Et’hem Danaj, që ishte shoferi i kamionit me 1.1 tonë kanabis që u kap në Kakavijë.

Më 17 mars 2005, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë është sekuestruar një kamion me një sasi prej 1146 kg lëndë narkotike “cannabis sativa”, e cila ishte destinuar për të kaluar në territorin e shtetit grek. Gjatë përgjimeve për këtë rast, ku shoferi ka deklaruar emrat e personave që kishin organizuar trafikimin, u zbulua më 24 dhjetor 2005 në Himarë një sasi prej 335 kg kanabis sativa, që do të trafikohej për në Greqi, këtë herë përmes detit me skaf.

Për këtë sasi droge, u arrestua Tozaj bashkë me katër persona të tjerë. Nga hetimet për kamionin me mbi 1 ton kanabis, Prokuroria zbuloi se ishte përfshirë Tozaj bashkë me disa persona të tjerë.

Sipas Gjykatës, Hasan Gjinaj ka qenë në rolin e organizatorit (duke bërë të mundur gjetjen e shoferit të kamionit, Et’hem Danaj, i cili do të transportonte lëndën narkotike dhe është arrestuar në flagrancë si dhe ka shkuar më parë në shtetin grek që të priste lëndën narkotike), ndërsa Laver Tozaj ka qenë në rolin e ndihmësit.

Konkretisht, Tozaj ka ndjekur dhe shoqëruar të Danajn gjatë kohës që ky kryente transportin e lëndës narkotike. Gjykata e Lartë, në vendimin e marrë më 20 nëntor 2013, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY