Rama luan rolin e përkthyesit: Jam kryeministër jo president

Rama luan rolin e përkthyesit: Jam kryeministër jo president

94
0
Shares

Pasi ka mbajtur fjalën e rastit në inaugurimin e një agrobiznesi në Arapaj të Durrësit, Kryeministri Edi Rama ka pranuar me dëshirë edhe rolin e përkthyesit.

Ai ka ftuar të flasë shefin e resortit, shtetas italian i cili i është drejtuar kreut të qeverisë si ‘president’.

Por i shpejt ka qenë reagimi i Ramës, i cili e ka korrigjuar duke i thënë se është kryeministër dhe më pas ka përkthyer çdo fjalë të shefit.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Sigurisht është një detyrë sfiduese që më ka propozuar presidenti…”, tha shefi italian. “Në fakt unë jam kryeministri jo presidenti”, sqaroi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY