Zv. ministrja “mbyll” sytë: S’është e vërtetë që 1/3 e territorit është...

Zv. ministrja “mbyll” sytë: S’është e vërtetë që 1/3 e territorit është e mbjellë me kanabis

88
0
Shares

“Kultivimi i kanabis sativës ne Shqipëri është nje histori qe i përket te shkuarës”
Kjo ka qene përgjigja e zëvendës ministres se brendshme Rovena Voda e pyetur për akuzat e një ditë më parë të liderit të opozitës, i cili deklaroi se është pesëfishuar sipërfaqja e mbjelle.

Basha këto akuza i bëri dje gjatë një konference për shtyp, pas publikimit të emisionit “Narcotica”, të Tg3 dhe Rai3. Programi ishte fokusuar kryesisht në Shqipëri, si një nga vendet kryesore prodhuese të marihuanës dhe lidhjes me mafian.
Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregoi për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 tone kanabis në Otranto’, tha Gratteri në emision, duke theksuar se grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.
Gjatë inaugurimit të zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Voda shtoi se sipërfaqet me kanabis janë pakësuar dhe se nuk është e vërtetë se kultivimi është shtrirë në 1/3 e vendit.
Për zyrtaren e ministrisë së Brendshme mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar ndërsa shtoi se klanet shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.

“Më vjen shumë keq që nga një vend i vogël si Shqipëria, që po bën përpjekje të mëdha për të hapur negociatat në BE, shpesh herë ndoshta hidhet edhe baltë, hidhet baltë e pamerituar edhe mbi policinë e shtetit, e cila në shtator do ti nënshtrohet vettingut. Fillon vettingu me gradat e larta të policisë së shtetit dhe kjo është fytyra e vërtetë e policisë së shtetit shqiptar sot. Historia e kanabisit është e shkuar, ky është një lajm i medieve, jo zyrtar, më erdhi keq, u trishtova kur pashë lajmin.

Që nga 2017 vazhdon një vëmendje e shtuar e policisë ndaj kanabisit. Rekomandimet e fundit në progres raport kanë qenë pozitive. T’u referohemi institucioneve zyrtare, jo medieve” tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY