Pushimet luksoze për Thaçin, media serbe nxjerr foto: Një plazh i tërë...

Pushimet luksoze për Thaçin, media serbe nxjerr foto: Një plazh i tërë vetëm për presidentin, 5600 euro nata

106
0
Shares

Gazeta e kryeqytetit serb ‘Blic’,  ka zbuluar pushimet luksoze të presidenti, Hashim Thaçi, ndërkohë që politika në Kosovë po zien pas shpërndarjes së parlamentit dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

‘Një plazh i tërë, vetëm për Hashim Thaçin. Një natë në hotelin superluksoz në Bodrum kushton 5600 euro’, e ka titulluar shkrimin e saj. “Hidhni një sy parajsës së vërtetë të vogël në bregdetin turk, ku pushon Thaçi’”, shkruan  më tej Blic shoqëruar edhe me një video.

Gazeta serbe ‘Blic’ njihet si një media mjaft e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjithashtu ka afëri të madhe me Thaçin dhe presidentin Erdogan të Turqisë, i cili po ashtu preferon që ti kalojë pushimet në të njëjtën zonë ku pretendohet se gjendet këto ditë presidenti i Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY