“A keni frikë nga SPAK”, Basha i prerë në përgjigjen e tij:...

“A keni frikë nga SPAK”, Basha i prerë në përgjigjen e tij: Kriza mbaron me politikanë në pranga…

92
0
Shares

Në deklaratën e fundit për mediat, lideri demokrat u pyet dhe për SPAK-un, nèse i trembej, ashtu si e kanë akuzuar rivalët e tij.

Përgjigja e Bashës ka qënë e prerë dhe shumë e qartë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama për mungesën e saj.

Edhe njëherë deklarata e Bashës: Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinëzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri do ti hapë rrugën një krize tjetër. Ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY