E pazakontë! Kryebashkiaku i ri i Vaut të Dejës betohet në qendrën...

E pazakontë! Kryebashkiaku i ri i Vaut të Dejës betohet në qendrën shëndetësore, “bekohet” nga Tom Doshi

94
0
Shares

Ditën e sotme është bërë betimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babanit dhe konstituimit të Këshillave Bashkiakë.

E pazakonta për këtë rast është fakti se betimi dhe konstituimi është bërë në qendrën shëndetësore të zonës dhe jo në Bashki. Të pranishëm në ceremoni kanë qënë edhe zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari; deputeti i PSD-së, Tom Doshi dhe koordinatori i PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri.

Gjithçka ka kaluar pa tensione, ku Babani është betuar se do të bëjë më të mirën për komunitetin. Por ajo që duhet të kemi parasysh këtu, eshte fakti që kandidati i dalë nga Rilindja, ka ndryshuar mbiemrin ku më herët e ka pasur Babaj.

Babani i bashkohet 7 kryetarëve të tjerë, të cilët kanè ndryshuar gjenealitetet e tyre.Duke iu referuar formularëve të dekriminalizimit të depozituar në KQZ, në unison ata nuk pranojnë se i kanë ndryshuar gjeneralitet për shkak të veprave penale jashtë shtetit, siç dyshohet, por për arsye personale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY