Videot që po tronditin Maqedoninë e Veriut, prokuroria që u ngrit nga...

Videot që po tronditin Maqedoninë e Veriut, prokuroria që u ngrit nga BE përfshihet në skandal korrupsioni

82
0
Shares

Pasi u publikua video që po trondit Maqedoninë e Veriut, ku tregohej skema e zhvatje së miliona eurove, gazeta italiane “La Verita” ka publikuar sot, 9 gusht, një tjetër video.Me titullin “Rasti trondit qeverinë në Shkup” sot në mëngjes në faqet e gazetës italiane “La Verita” është publikuar materiali i ri në lidhje me rastin “Reket”.

Në të fillimisht dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev në të cilin Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë me prerje 50 eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Aty Kamçev përgjigjet se në bankë nuk ka mundur të gjejë kartemonedha më të mëdha, raporton Tetova.

Boki gjatë bisedës me Kamçev kërkon edhe një takim, ndërsa gjatë asaj bisede dëgjohet edhe një zë gruaje, e cila i thotë Kamçevit “mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!”.

VIDEOJA E PARE E PUBLIKUAR DJE 

Prokuroria Speciale që u krijua me ndërhyrjen e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut është vënë seriozisht në diskutim pas një skandali korrupsioni.

Media italiane La Verita, publikoi sot pamjet e një videoje ku implikohet në një rast korrupsioni drejtuesja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva.

Në video duken Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, të cilët i marrin një çantë që mendohet se ka brenda rreth 1 milionë euro biznesmenit Orce Kamçev. Këtij ata i kanë premtuar se me ndihmën e prokurores Janeva do ta lironin ose do t’i zbusnin dënimin.

Hetimet për këtë rast kanë rreth një muaj që kanë nisur, ndërsa sistemi i drejtësisë dhe vetë politika verio-maqedone duket se nuk do ta kalojë lehtë kët moment, pasi Prokuroria Speciale ishte produkt i një marrëveshjeje të mbështetur fort nga përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini për zgjidhjen e krizës politike të viteve të shkuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY