LISTA/Kryebashkiakët e prezantuar plot zell nga Kryeministri, 8 prej tyre kanë ndërruar...

LISTA/Kryebashkiakët e prezantuar plot zell nga Kryeministri, 8 prej tyre kanë ndërruar emrat dhe mbiemrat

140
0
Shares

8 kryebashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30-Qershorit kanë ndryshuar emrat ose mbiemrat dhe janë të paqartë në formularin e dekriminalizimit.

Kryetari i Bashkisë Finiq, Kristo Kiço ka ndryshuar mbiemrin, ku më herët e ka pasur Katrani.

Po ashtu, identitet ka ndryshuar edhe kryebashkiaku i i Himarës Jorgo Goro, i cili ka ndryshuar vetëm emrin. Më herët, ai e ka pasur emrin Gjergji.

Kryebashkiaku i ri i Kolonjës Erion Isai ka deklaruar se ka ndryshuar mbiemrin, ku më herët e ka pasur Isa.

Një tjetër kryebashkiak që ka ndryshuar identitet është edhe ai i Memaliajt, Gjolek Guci. Ky i fundit ka deklaruar se ka ndryshuar emër, atësi dhe mbiemër, nga Spiro Jorgo Kuremenos në Gjolek Myslym Guci.

Ndërsa kryebashkiaku më i ri i Pogradecit, Ilir Xhakolli ka deklaruar se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Më herët ai i ka pasur Ilirjan Xhago.

Nuri Belba është një tjetër emër që ka ndryshuar identitet. Kryebashkiaku i Prrenjasit ka deklaruar se ka ndryshuar vetëm emrin, ku më herët e ka pasur Nuredin.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gruma ka deklaruar se ka ndryshuar mbiemrin, ku më herët e ka pasur Grumo.

Ndërsa Mark Babani, kryebashkiaku i Vaut të Dejës ka ndryshuar mbiemrin ku më herët e ka pasur Babaj. Po ashtu edhe kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku ka deklaruar se më herët ka përdorur gjeneralitete të tjera: Jorgo Toto. ( Ne kete shkrim jane shfrytezuar edhe te dhena nga politiko.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY