SI mund të fitohet shtetësia shqiptare / Ndryshojnë rregullat e nënshtetësisë

SI mund të fitohet shtetësia shqiptare / Ndryshojnë rregullat e nënshtetësisë

89
0
Shares

Qeveria shqiptare ka propozuar së fundmi një projektligj për mënyrën sesi mund të fitohet shtetësia shqiptare. Ky projektligj ka zgjeruar mundësitë e përfitimit të shtetësisë me dy pika të tjera.

Në një dalje për mediat, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, se kriteret e shtuara kanë të bëjnë me origjinën dhe vendlindjen.

“Kemi shtuar origjinën dhe lindjen në territorin shqiptar. Me origjinë kuptojmë që individi duhet të ketë paralindësit e tij deri në tre shkallë me origjinë shqiptare”, ka thënë Voda.

Thënë këtë, fëmijët që lindin jashtë Shqipërisë, e fitojnë automatikisht shtetësinë prej dy prindërve të tyre. “Fëmijët e kanë më të lehtë të fitojnë shtetësinë, nëse të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare”, shtoi zëvendësministrja.

Projektligji në fjalë prezanton edhe një risi, pasi shtetësinë shqiptare mund ta përfitojnë edhe investitorët e huajtë cilët kundrejt një shumë që pritet të jetë e lartë, por që ende nuk është përcaktuar.

Sipas Vodës, kjo do të bëhet për qëllime ekonomike, duke shmangur dyshimet që mund të lidhen me aktivitete të jashtëligjshme të atyre që do të marrin shtetësinë shqiptare.

“Do jemi të kujdesshëm. Do të bëjmë kontrollin e investimit dhe do të ruajmë standardet, në mënyrë që të mos kemi dyshime për pastrime parash”, përfundoi zv.ministrja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY