TMERR në Avion/ Pasagjerët përballen me frikën

TMERR në Avion/ Pasagjerët përballen me frikën

122
0
Shares

Në një fluturim të British Airways pasagjerët  janë përballur me një përvojë të tmerrshme.

Aeroplani i tyre ishte mbushur me tym teksa po afrohej në destinacionin e tij, Aeroportin Valencia Manises në Spanjë.

Sipas mediave të huaja, fluturimi BA 422 nga Aeroporti Heathrow i Londrës për në Valencia, Spanjë, ishte duke zbritur Valencia, sipas British Airways, kur kabina papritmas u mbush me tym.

“Asnjëherë nuk kam provuar frikë si kjo”, ka thënë Dani Meroño Bori, një pasagjer në fluturim.

Siç bëhet e ditur tutje, fluturimi përfundoi uljen e tij ndërsa shërbimet e urgjencës së aeroportit nxituan drejt aeroplanit. Kishte 183 persona në bord, sipas British Airways – ku përveç ekuipazhit ishin 175 pasagjerë.

Raportohet se për fat të mirë nuk kishte ndonjë të lënduar rëndë, edhe pse tre pasagjerët u dërguan në spital pas evakuimit “si masë paraprake”, sipas linjës ajrore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY