Ish ministri i energjisë “non grata” në SHBA?

Ish ministri i energjisë “non grata” në SHBA?

239
0
Shares

Shpallja “non grata” e ish kryetarit te bashkise Durres Vangjush Dakos nga Departamenti i Shtetit la shije të hidhur majtas e aq më tepër në rrethin e ngushtë të kryeministrit, pjesë e të cilit ishte edhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit.

Në vitet e lavdisë së tij, Dako e shfrytëzoi faktin që ishte në një farë mënyre një nga maxhordomët e kryeministrit, duke trashur zërin edhe në asamblenë e Partisë Socialiste.

Por vendimi i Departamentit të Shtetit përveçse një pretencë për Dakon, i cili mund të jetë nga emrat e parë që do bjerë në rrjetën e SPAK ka shtuar spekullimet brenda kupolës rozë për të tjerë emra që do futen në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe sidomos të atyre që janë përfolur për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Një nga emrat potencialë është Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë i përolur për afera korruptive si në rastin me CEZ, por edhe me të tjera kontrata.

Gjiknuri është një nga emrat e paditur nga Kontrolli i Shtetit për shkelje të mëdha në tendera dhe punë publike. Ai ka qenë po ashtu një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit sidomos pas sukseseve elektorale të PS në Dibër, ku Shukriu e kishte menderosur punën dhe kredibilitetin e partisë.

Përgjimet e Bild i vunë kapakun gjithë skemës së blerjes së votave, ku Gjiknuri del me zë dhe me figurë.

Burimi:Gazeta Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY