Sarandë/ Lëvizte me jaht të vjedhur , arrestohet kapiteni

Sarandë/ Lëvizte me jaht të vjedhur , arrestohet kapiteni

115
0
Shares

Një mjet lundrues turistik është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës  dhe ka vënë në pranga kapitenin e tij.

Policia bën me dije se mjeti i bllokuar, “LIBERTAS” me 3 shtetas në bord (1 turk dhe 2 rusë) që vinte nga Korfuzi, rezultonte i vjedhur në Turqi.

Ai kishte hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.
Mësohet se shtetasi i arrestuar është D.U, 47 vjeç nga Turqia.

Pas shkëmbimit të infomacioneve mes policisë kufitare të Sarandës dhe autoriteteve homologe në Greqi e Mal të Zi, rezultoi se ky mjet i ishte vjedhur një shtetasje turke.

“Punonjësit e Policisë Kufitare të Sarandës kanë shkëmbyer informacion me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta shtetas ia kishin vjedhur një shtetaseje turke”,- njofton policia.

U njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY