Kapet një 18-vjeçar, hajdut i marketeve dhe minimarketeve në plazhin e Golemit

Kapet një 18-vjeçar, hajdut i marketeve dhe minimarketeve në plazhin e Golemit

92
0
Shares

Policia e Kavajës ka arrestuar një 18-vjeçar të akuzuar për kryerjen e një sërë vjedhjeve.

Në pranga ka rënë “tmerri” i marketeve dhe minimarketeve në Plazhin e Golemit, ndërsa janë zbardhur pesë vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit.

NJOFTIMI I POLICISE

Zbardhen 5 vjedhje marketesh dhe minimarketesh, të ndodhura gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit.Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi”.Në pranga 18 – vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi”, ku u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes së marketeve dhe minimarketeve në zonën e plazhit të Golemit në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. L, 18 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY