Basha nga Fushë-Kruja: Vendimet e qeverisë mbushin xhepat e Olsi Ramës

Basha nga Fushë-Kruja: Vendimet e qeverisë mbushin xhepat e Olsi Ramës

63
0
Shares

Këtë verë nuk ka vend për pushime për të djathtët, që kanë ndërmarrë një tur intensive takimesh me qytetarët në çdo degë.

Takimi I  radhës I Bashës ishte Fushë-Kruja, nga ku deklaroi se vendimet e qeverisë dhe të në këto 6 vjet, “janë kundër biznesit të vogël, vendime të llogaritura për të pasuruar veten, familjen e tij dhe një grusht klientësh”.

“Hajduti psiqik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i marrë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biznesit, nëpërmjet të cilit do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël t’i paguaje Olsi Ramës dhe këshilltarit kroat të Ramës 50 deri në 110 Euro për çdo biznes.

Kjo zhvatje e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psiqik, ndërkohë që oligarkëve u fali dividentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet.”- është shprehur Basha.

Sipas liderit të opozitës, ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e pak njerëzve përreth kryeministrit Edi Rama. “Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë.

Vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- ka theksuar Basha.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryedemokrati e ka cilësuar 30 qershorin si një refuzim të shumicës, duke shprehur gatishmërinë për t’iu përgjigjur “mesazhit të shqiptarëve për ndryshim”.

“Prandaj, përtej refuzimit të Edi Ramës, 30 Qershori përbën dhe një kushtrim, një kërkesë, një thirrje popullore për ndryshim.

Ndryshim në aspektin ekonomik, ndryshim në aspektin politik, për t’i dhënë fund krizës ekonomike, varfërisë, papunësisë, emigracionit që po e zbraz vendin.”- u shpreh Basha në takimin me strukturat e PD në Fushë Krujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY