SHOKUESE/ Shqiptari merr peng italianen dhe e përdhunon për 3 ditë

SHOKUESE/ Shqiptari merr peng italianen dhe e përdhunon për 3 ditë

105
0
Shares

Një shqiptar ka detyruar me forcë ish partneren e tij italiane 28-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, që ta ndiqte nga Siena deri në Foligno.

30-vjeçari e ka mbyllur në një apartament dhe ka abuzuar seksualisht me të për 3 ditë.

Më pas ai e ka çuar në një qendër tregtare në Castel Romano. Duke parë praninë e shumë personave që në atë kohë ishin në parkingun e qendrës tregtare, gruaja ka hapur derën e makinës që ishte akoma në lëvizje dhe është hedhur në rrugë.

Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe e arriti vajzën duke e goditur me shpulla dhe grushte, për ta detyruar të kthehej në makinë.

Vetëm ndërhyrja e njerëzve të pranishëm dhe disa rojeve të sigurisë në detyrë në qendrën tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte.

Kur mbërritën agjentët e stacionit policor Spinaceto, shqiptari tashmë ishte zhdukur.

Pas ndihmës, gruaja u shtrua në spital dhe iu nënshtrua protokollit për viktimat e abuzimit seksual.

Ndërkohë policia arrestoi shqiptarin, për rrëmbim, sulm seksual, kërcënime dhe plagosje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY