Tritoli në mesnatë te dera e shtëpisë/Reagon nënkryetari i Bashkisë Kamëz,ja me...

Tritoli në mesnatë te dera e shtëpisë/Reagon nënkryetari i Bashkisë Kamëz,ja me kë ka konflikt

105
0
Shares

Me të marrë njoftimin, ai u nis në Tiranë për të parë nga afër situatën. Ishin fqinjët ata që e kishin lajmëruar mbrëmë se në shtëpinë e tij kishte shpërthyer tritoli.

Banesa është e Vendim Demajt, nënkryetar i bashkisë së Kamzës, por policia tha se tritoli ishte vendosur “në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj”.

Në një prononcim për Top Channel,zyrtari demokrat tha se nuk ka asnjë konflikt, përveç konfliktit politik me Qeverinë.

“Sipas telefonatave të komshinjve, ka qenë ora 23:30 (shpërthimi). Fatmirësisht as unë dhe as komshiu nuk kemi qenë në banesë, por me pushime.

Janë thyer të gjitha xhamat e 5 kateve dhe janë shkatërruar dyert. Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite.

I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, tha Demaj.
Ai tregoi se do të paraqitet në polici për të vijuar me procedurat, si dhe theksoi sërish se nuk ka asnjë konflikt personal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY