“13 Tetori”, PD: Mosnisja e punës për zgjedhjet, dëshmi se Rama kontrollon...

“13 Tetori”, PD: Mosnisja e punës për zgjedhjet, dëshmi se Rama kontrollon KQZ

78
0
Shares

Partia Demokratike vuri në dukje sot se me moszbatimin e Dekretit të Presidentit për zgjedhjet e 13 Tetorit, KQZ-ja po vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Në një deklaratë të lëshuar në mesditë nga Partia Demokratike, thuhet shprehimisht:

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër. PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

Kujtojme se dy partite aleate,  PD dhe LSI kane dorezuar ne KQZ kerkesen per tu regjistruar ne zgjedhjet e 13 Tetorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY