Faturimi elektronik, biznesi në panik: Nuk jemi gati ta zbatojmë në janar...

Faturimi elektronik, biznesi në panik: Nuk jemi gati ta zbatojmë në janar 2020

78
0
Shares

Komuniteti i biznesit të vogël është përfshirë në panik nga një nisme e qeverisë për faturimin elektronik e cila sipas tyre po tentohet të miratohet me urgjencë pa u konsultuar më parë me grupet e interesit.

Konfindustria lajmëroi sot se bizneset janë të shqetësuara për miratimin me nxitim në Këshillin e Ministrave të një projekt ligji kaq të rëndësishëm për ekonominë kombëtare në afatgjatë, pa dhënë mundësi njohje paraprake dhe këshillimi me palët e interesuara.

Shpresohet, që sistemi i ri i faturimit elektronik të mos ketë lidhje me dhënien në koncesion privat dhe/ose PPP të TVSH/tatimit mbi vlerën e shtuar të kundërshtuar nga FMN disa vite më parë.

Konfindustria njoftoi se, mbështet parimisht nismën ligjore të ekzekutivit për vendosjen e sistemit të faturimit elektronik për bizneset, por vlerëson, se afati i fillimit të zbatimit të tij të parashikuar në 1 janar të vitit 2020 është i pamjaftueshëm për të garantuar sukses.

Përvojat e krahasueshme te të gjithë vendeve demokratike të zhvilluara për akte ligjore edhe mjaft më pak të rëndësishme për nga shkalla e ndikimit, sesa nisma në fjalë ka në ekonominë kombëtare dhe biznesin tregojnë, se hyrja në fuqi e ligjit nuk mund të jetë më pak sesa 1 vit afat kohor nga miratimi.

Në rast të kundërt, përveç vënies në dyshim të suksesit të shpresuar, nisma ligjore prek drejtpërdrejt seriozitetin e shtetit shqiptar para investitorëve dhe tregjeve ndërkombëtare financiare në afatgjatë .

Konfindustria vlerëson, se projekt ligji përkatës i miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave, për veçoritë dhe ndikimin e ndjeshëm, që do të sjelli në jetën ekonomike të vendit, buxhetin e shtetit dhe aktivitetin e bizneseve, duhet të shoqërohet detyrimisht me të gjitha aktet nënligjore të nevojshme të zbatimit në praktikë, që sot mungojnë pothuaj krejtësisht.

Tipet dhe radha e kategoritë e subjekteve, që do të detyrohen të përfshihen në sistemin e ri, ka vend për shqyrtim më të mirë. Vlerësimi kosto-përfitim financiar, që do të sjellë mënyra e re faturimit për ekonominë kombëtare në tërësi dhe për kategoritë e bizneseve në veçanti, kryesisht për biznesin e ashtuquajtur të “vogël”, është tjetër mungesë e papranueshme në relacionin shoqërues të projektligjit.

Gjithashtu, bizneseve u duhet dhënë mundësia, që përveç kohës së detyrueshme për ri përshtatjen me sistemin e ri të faturimit elektronik, të njohin paraprakisht në mënyrë të hollësishme të gjitha – kostot e plota financiare të blerjes, futjes dhe mirëmbajtjes, – procedurat e zgjidhjes ligjore të problematikave të zbatimit, – njohjen me tregun e ofruesve të shërbimit, – rolin e agjencive shtetërore për të shmangur çmimet e larta të shërbimit nga mundësia e gjendjeve monopol ose oligopol në treg, etj./MONITOR

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY