Vranë pronarin e marketit në Kamëz në sy të djalit të mitur,...

Vranë pronarin e marketit në Kamëz në sy të djalit të mitur, burg përjetë autorit

135
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin, i akuzuar për vrasjen e pronarit të marketit në Kamëz, Agim Buci, gjatë tentativës së grabitjes në datë 24 prill 2018.

Gjykata ka dhënë dënimin edhe për bashkëpunëtorin e tij në grabitje, Rrushdi Hoda, duke e dënuar me 26 vjet burg.Në ngjarje mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e viktimës  Merita Buci.

Si ndodhi ngjarja?
Para se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën, ndërsa Rrushdiu thikën duke u futur në dyqan. Vladimiri është afruar tek kasa për të marrë lekët, aty ndodhej edhe fëmija i Agim Bucit. Autorët qëlluan Agim Bucin dhe gruan e tij. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat.

Pas ngjarjes ata u shoqëruan nga policia, por më pas u liruan. Policia u ngriti një kurth pas shoqërimit, Kurti dhe Hoda u liruan dhe gjatë bisedës telefonike të përgjuar ndërmjet, 28-vjeçari i thotë mikut të tij Hoda“…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”. Disa minuta më pas të dy u arrestuan nga policia. Vladimir Kurti është një person me precedent penal, pasi më parë është dënuar për vjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY