Vrasja në Vlorë/Kush është autori kryesor i masakrës, e shkuara e tij...

Vrasja në Vlorë/Kush është autori kryesor i masakrës, e shkuara e tij kriminale

190
0
Shares

Për vrasjen që ndodhi dje në Vlorë në zonën e “Plazhit të vjetër”, ku humbi jetën Arben Beiqraj,  policia ka shpallur në kërkim Eduard Xhezon dhe tre persona të tjerë.

Mësohet se policia është në ndjekje të 4 autorëve të autorëve dhe në ndihmë të policisë së Vlorës është edhe FNSH-ja e Fierit.

Pak vite më parë, Eduard Xhezo ka përfuanduar në prangat e policisë, pasi ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 9 vjet e 4 muaj burg për “vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë vetëm dy vite me parë Eduard Xhezo është arrestuar në flagrancë nga blutë e Vlorës Policia ka bërë në lagjen “24 Maji”, pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një armë zjarri të llojit Pistoletë-Çeke, e mbushur me një krëhër me 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lokalin e Arben Beqirajt, ndërsa terrorizoi të gjithë pushuesit, pasi sipas dëshmive ka pasur më shumë se 20 të shtëna me arme.Mësohet se ngjarja ka nisur për motive banale, ndërsa kjo nuk ishte hera e parë që Beqiraj përfshihej në një konflikt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY