Atentati në Vlorë/Biznesmeni me plumba në kraharor, ndërron jetë në spital

Atentati në Vlorë/Biznesmeni me plumba në kraharor, ndërron jetë në spital

106
0
Shares

Vdes në spital një ditë pas sulmit me armë në lokalin e tij, 40-vjeçari Arben Beqiraj. Sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit për shkak të plagëve të marra.

Arben Beqiraj, 50 vjeç ka ndërruar jetë në spital, ku ndodhej prej pasdites së djeshme në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë disa plumba në trup. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, Beqiraj nuk ia ka dalë.

Njoftimi i policise:

Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale.

Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.

Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY